Pse kurset dixhitale janë e ardhmja e tregut të punës?
Në vitet e fundit, kërkesat e tregut te punës në Kukës dhe në gjithë Shqiperinë kanë ndryshuar ndjeshëm. Shumë kompani kërkojnë punonjës me aftësi dixhitale, si përdorimi i kompjuterit, marketingu online, dizajni grafik dhe menaxhimi i rrjeteve sociale.Kurset dixhitale ofrojnë një menyrë të shpejtë dhe praktike për të fituar njohuri të reja që mund të përdoren direkt në punë. Ato ndihmojnë të rinjtë, studentët dhe profesionistët të rrisin mundësite për punësim dhe të krijojnë karrierë në fusha me kërkese të lartë.Një nga avantazhet më të mëdha është mundësia për të punuar online ose në distancë. Kjo u jep banorëve te Kukësit akses në tregje më të gjera pune pa qenë e nevojshme të largohen nga qyteti.Investimi në aftësi dixhitale sot është një hap i zgjuar per një të ardhme më të sigurt, me më shumë mundësi profesionale dhe me të ardhura më të mira.

