Digital Kukës
Kjo faqe u mundësua nga matura 1996 ,"havzi nela" kukës
Digital Kukës është fryt i një grupi ish-maturantësh Kukësianë, të cilët e nisën rrugën e tyre larg atdheut.
Sot, të pajisur me përvojë ndërkombëtare, ata kthehen për të krijuar mundësi reale punësimi për të rinjtë e Kukësit, sepse e ardhmja e tyre nuk duhet të kërkohet larg shtëpisë.
Zgjidhje dixhitale të plota, të ndërtuara për të rritur biznesin tënd.
Ndërtim Web-i
Krijojmë faqe interneti profesionale, të dizajnuara për t’ju përfaqësuar në mënyrën më të mirë online. Të thjeshta për t’u përdorur, të shpejta dhe gati të rrisin biznesin tuaj.
Menaxhim rrjetesh sociale
Krijojmë përmbajtje cilësore dhe menaxhojmë faqet tuaja në Instagram, Facebook e TikTok, për të rritur ndjekësit dhe angazhimin. Ju fokusoheni te biznesi, ne kujdesemi për prezencën tuaj online.
Trajnime
Ofrojmë kurse praktike, në ambiente fizike në Kukës, në marketing dixhital, dizajn grafik dhe web development.
Nëpërmjet mësimit fizik dhe mentorimit direkt, i pajisim të rinjtë me aftësi reale, të kërkuara në tregun e punës,për t’u punësuar apo për të krijuar biznesin e tyre, pa u larguar nga qyteti.
